Çitaku: Kurti të reflektojë, Kosova është shumë më e madhe se egoja e tij

25 qershor 2025 | 11:39

Deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku, është deklaruar për medie pas dështimit të seancës së 37 të konstituimit të Kuvendit të Kosovës.

Ajo i bëri thirrje kryetarit të LV-së, Albin Kurtit të reflektojë, pasi sipas saj, ai dhe partia e tij janë bllokuesit.

“Sërish ishim dëshmitarë të shpërfaqjes së papërgjegjësisë politike të subjektit të parë parlamentar. Kjo situatë është e papranueshme mirëpo në këtë pikë të bllokadës së plotë, jemi si rezultat i kryeneçësisë dhe papërgjegjësisë së VV-së dhe Albin Kurtit. Dëgjojmë edhe deklarata qesharake ku gjoja thuhet se i kanë numrat për qeveri por jo edhe për Haxhiun, kjo situatë nuk do koment. I bëjmë thirrje Kurtit të reflektojë, Kosova është shumë më e madhe se egoja e tij”, tha ajo,

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Jasir Asani besohet se është shumë pranë transferimit te klubi…