
Çitaku: Nuk është turp me të mund Spanja në shtëpi të vet
Ish-ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku, ka reaguar pas ndeshjes së mbrëmshme të Kosovës me Spanjën.
Çitaku tha se kombëtarja jonë e futbollit nuk e ka për detyrë t’i përmbushë deficitet politike e diplomatike të vendit tonë.
Madje ajo tha se nuk është turp me të mund Spanjë në shtëpi të vet dhe se topi është i rrumbullakët.
Postimi i plotë:
Të jemi të qartë sonte,
Kombëtarja jonë e futbollit nuk e ka për detyrë t’i përmbushë deficitet politike e diplomatike të vendit tonë.
Nuk është turp me të mundë Spanja në shtëpi të vet. Topi i rrumbullakët është.
Ama, mendësinë humbëse duhet ta refuzojmë.
Në këtë ligë nuk shkohet me humbë. I fundit që duhet ta thotë një gjë të tillë është trajneri i ekipit. Paramendojeni, po të njejtin ekip kemi me e pritë pas ca muajsh në Kosovë. E çka tash?! Me u dorëzu para lojës a?!
Lojtarët i kemi tepër të mirë. Tash, kadal dale po mësohemi me e ba edhe lojën.
Me Kosovën ❤️??❤️