
Çitaku pasi Kurti shkoi në Srebrenicë me Martin Berishajn: Fyerje, poshtërim për Kosovën dhe viktimat
Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku e ka quajtur “fyerje dhe poshtërim” vizitën e kryeministrit në detyrë Albin Kurti në Srebrenicë për përkujtuar gjenocidin serb mbi civilët e pafajshëm, nën shoqërinë e Martin Berishajt.
Postimi i plotë:
Albin Kurti ka shkuar në Srebrenicë për të përkujtuar gjenocidin serb mbi civilët e pafajshëm, nën shoqërinë e Martin Berishajt
Çfarë fyerje
Çfarë poshtërimi
Për Kosovën
Për viktimat
Për gjithë ata që luftuan për drejtësi dhe të vërtetën.
Kur përkujtimi shndërrohet në spektakël hipokrizie, kur në emër të viktimave përpiqesh të pastrosh figurën e një njeriu të përfshirë në skandale të rënda, kjo nuk është as empati, as drejtësi, është abuzim
Një abuzim i skajshëm me dhimbjen.
Dhe një arrogancë e frikshme ndaj kujtesës historike.