Çitaku për Martin Berishajn: Një ditë në prokurori, një ditë në ambasadë, marrëzia s’paska kufi

26 qershor 2025 | 16:27

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, e ka cilësuar si marrëzi pa kufi, faktin që Martin Berishaj ende s’është shkarkuar e cili e kalon ‘‘një ditë në prokurori, një ditë në ambasadë’’.

Çitaku ka thënë edhe se, Berishaj është ende ambasador ‘‘sepse i shërben liderit suprem’’, pavarësisht dëshmive publike dhe siç ka thënë ajo, aferave milionëshe.

Postimi i plotë i Çitakut:

Rreth 140.000 punëtorëve u rrezikohen vendet e punës. Biznese të tëra, sidomos ato prodhuese, janë në prag të mbylljes, për shkak të shtrenjtimit enorm të energjisë elektrike.

Po e dini kush nuk e ka këtë hall?

Martin Berishaj.

Pavarësisht dëshmive publike dhe aferave milionëshe, ai vazhdon të jetë ambasador me fuqi të plotë. Sepse i shërben liderit suprem.

Një ditë në Prokurori, një ditë në Ambasadë.

Marrëzia nuk paska kufi.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lëkundje tërmeti janë ndjerë sërish në Shqipëri këtë të enjte.…