Çitaku takon Ismail Sylën në zyrat e PDK-së: Mu duk sikur do ta shihja edhe Hashim Thaçin

10 shtator 2025 | 14:40

Deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka njoftuar se sot në zyrat e PDK-së e kishte takuar me Ismail Sylën. Duke qenë se Syla ka qenë bashkëpunëtor shumë i ngushtë me Hashim Thaçin, Çitaku ka thënë se i dukej se në zyrat e PDK-së do ta shihte edhe ish-presidentin Thaçi.

“Sot, kur hyra në zyrë dhe e pashë Ismail Sylën aty, për një çast m’u duk sikur do ta shihja edhe Presidentin. Ismaili është njeriu me të cilin kemi ndarë ditë të mira e të vështira, gëzime e hidhërime. Na erdhi për kafe, e u çmallëm bashkë me Ardin”, ka shkruar ajo në “Facebook”.

Çitaku thotë se “ka disa miqësi që lindin në kohë të vështira, të cilat bëhen si shkëmb i fortë e nuk cenohen as nga vitet, as nga rrethanat”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës nga Lëvizja Vetëvendosje, Albulena Haxhiu…