Çitaku: Vartësit e Kurtit kanë bashkëpunim me Listën Serbe

16 prill 2025 | 13:27

Sekretarja e përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, i është kundërpërgjigjur akuzave të kryeministrit në detyrë Albin Kurti i cili ka thënë se PDK-ja, LDK-ja dhe AAK-ja ishin të koordinuara me Listën Serbe gjatë votimit kundër raportit të verifikimit të mandatave gjatë seancës konstituive.

Çitaku në një intervistë për “RTV21”, ka thënë se këto janë shpifje të radhës së përfaqësuesve të Vetëvendosjes të cilët, siç tha, kanë bashkëpunim me Listën Serbe.

“Kjo është shpifja e radhës e Kurtit. Kjo kastë politikanësh janë mjeshtër vetëm në një punë në propagandë dhe shpije. Në fakt në komision kundër raportit kanë votuar vetëm tri parti shqiptare, Lista Serbe nuk ka qenë kundër gjatë votimit në komision dhe këto nuk janë fjalët e mia por të kryesuesit të komisionit që vije nga LV-ja dhe na u është dëshmuar nga anëtari ynë në komision. Se çfarë ka ndodhur që Lista Serbe pastaj abstenoj unë nuk e di, por shihet qartë se ka pazare siç u dokumentua edhe nga ‘SMS’-të e bashkëpunëtoreve të kryeministrit Kurti që ka bashkëpunim dhe ka koordinim të fshehtë me Listën Serbe”, ka thënë Çitaku.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skuadra e Chelseat po punon për ndërtimin e skuadrës së…