
City e sheh Kanen si zëvendësues i Agueros
01 prill 2021
| 12:05
Manchester City ka shprehur interesim për sulmuesin e Tottenhamit, Harry Kane.
Mediumet angleze kanë raportuar se trajneri i Cityt, Pep Guardiola, ka kërkuar që gjatë afatit kalimtar të verës transferimin e reprezentuesit të Anglisë. Guardiola po e sheh Kanen si zëvendësim ideal për Sergio Agueron, i cili do të largohet nga City në fund të këtij edicioni kur edhe i skadon kontrata.
Kartoni i Kanet vlerësohet mbi 100 milionë euro, kurse 27-vjeçari ka kontratë me Tottenhamin deri në vitin 2024.