City merr fitoren e katër radhazi

13 janar 2021 | 21:14

Mjafton edhe një gol për të marrë tre pikë. Manchester City iu fal realizimit të Phil Foden (44′) për të thyer 1-0 në shtëpi ekipin e Brighton.

Talenti anglez mori një asist nga Kevin De Bruyne në fundin e pjesës së parë, lëvizi bukur mes mbrojtjes mike dhe lëshoi një goditje të saktë drejt portës kundërshtare.

Edhe pse djemtë e Pep Guardiolës dominuan Brighton dhe krijuan raste të tjera për gol, nuk arritën të dërgonin më topin në rrjetë.

Shansi më i mirë ishte në minutat shtesë. Vendasit fituan një penallti, por sulmuesi Rahem Sterling gaboi nga pika e bardhë.

Përfundimisht 1-0 për “Cityzens”, të cilët siguruan fitoren e katërt radhazi në kampionat. City renditet në vend të tretë me 32 pikë.

Diferenca me kryesuesit e United ka shkuar në 4 pikë, teksa skuadra e Guardiolës ka luajtur një përballje më pak se “armiqtë” e qytetit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ishte i ftuari special i…