
City mposhtet nga Crystal Palace
30 tetor 2021
| 18:31
Manchester City është befasuar në xhiron e 10 në Premierligë, duke humbur 0-2 në shtëpi nga Crystal Palace.
Manchester City është shokuar midis Etihad Stadium, duke u mposhtur 0-2 nga Crystal Palace.
Mysafirët ia bën të vështirë Cityt që nga minuta e parë e takimit, kur Zaha arriti të realizojë golin e epërsisë në min e gjashtë.
Gjithçka u vështirësua për Cityn në minutën e 45’, kur Laporta u përjashtua me të kuq.
Me 10 lojtarë në fushë, City e gjeti golin e barazimit në min 60’, por, pas rishikimit të VAR, goli u anulua për ofsajdë, duke mbetur rezultati 0-1.
Pak minuta më vonë, kur City po kërkonte golin e barazimit, mysafirët shënuan edhe njëherë, në minutën e 88’,. Gallagher shënoi për rezultatin përfundimtar 2-0.