
City mposhti West Hamin
19 shkurt 2020
| 22:38
Manchester City ka triumfuar 2:0 ndaj West Hamit të mërkurën mbrëma në ndeshjen e xhiros së 26-të të Premier Leagues së Anglisë.
Rodri (30’) dhe Kevin de Bruyne (62’) shënuan golat për Cityn.
Pas 26 xhirove City zë vendin e dytë në Premier League me 54 pikë, plotë 22 prapa liderit Liverpoolit.