City në bisedime me Wirtzin

14 maj 2025 | 16:25

Manchester City edhe zyrtarisht është në negociata me mesfushorin e Bayer Leverkusenit, Florian Wirtz.

City ka marrë leje nga Leverkuseni për të folur me Wirtzin, i cili tashmë është në Angli ku po i zhvillon negociatat me ekipin nga Premier Ligë.

Gjasat janë të mëdha që palët të arrijnë marrëveshjen, pasi Wirtz do të largohet këtë verë nga Leverkuseni, ekip që për kartonin e tij po kërkon 150 milionë euro.

Te City, janë gati të ofrojnë deri në 100 milionë euro për 22-vjeçarin, i cili këtë sezon ka shënuar 16 gola dhe ka bërë 15 asistime në të gjitha garat.

Wirtz ka kontratë me Leverkusenin deri në vitin 2027, ndërsa interesim për shërbimet e tij ka shfaqur edhe Bayern Muncheni.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku ka…