City me ofertë zyrtare për Sanchezin

09 janar 2018 | 19:38

Manchester City ka bërë ofertën e parë për Alexis Sanchezin duke i ofruar Arsenalit 20 milionë funte për shërbimet e tij.

“Qytetarët” gjatë verës së kaluar ofruan deri në 55 milionë funte për kilianin, e cila fillimisht ishte pranuar nga londinezët, të cilët u tërhoqën pasi nuk i gjetën zëvendësim.

Sipas The Guardian, tani topi është në anën e Arsenalit, por pritet të refuzohet pasi nuk ka plotësuar çmimin e kërkuar nga londinezët.

Sanchezi raportohet se ka pranuar pagën javore prej 250 mijë funteve te City.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Koreja e Veriut dhe Koreja e Jugut janë pajtuar për…