ÇKA JANË KËTO HARTA NË QARKULLIM?

24 shkurt 2019 | 15:54

Shkruan: Jakup Krasniqi

-Çfarë mesazhi përcjellin këto?

 Disa harta e një draft marrëveshje me disa pika po qarkullon në portale e rrjete sociale. Disa nga pikat kyçe të draft-marrëveshjes së propozuara të “traktatit të miqësisë dhe fqinjësisë së mirë” ndërmjet Serbisë dhe Kosovës.

Për hartën (hartat) më së miri, mendimin e tij e ka shprehur politologu ynë i njohur, Bardhyl Mahmuti, i cili thotë: “Prezantimi i hartës është bërë me mjeshtri që të krijohet iluzioni se në këtë shkëmbim territoresh gjoja Kosova fiton më shumë se sa Serbia! Këtu kemi të bëjmë me një manipulim të fëlliqtë në funksion të krijimit të një klime të favorshme për t’i dhënë territoret e Kosovës Serbisë dhe për të ‘marrë’ territoret që padrejtësisht janë ndarë prej saj”.

Sigurisht, jo vetëm hartat janë mashtrim, mashtrim është edhe teksti që i përcjell hartat dhe ku krijohet përshtypja se Serbia po humb territor dhe Kosova po fiton territor?! Prandaj kush është ai i marrë që i beson kësaj përralle? Jo, 1001 herë jo, kjo marrëveshje nuk është duke u bërë për ta bërë më të madhe Kosovën, por për ta kënaqur Serbinë. Por, mos të flasim as për ketë, por të flasim si i kemi punët në mes veti? Këtu e shoh unë problemin kryesor.

Si po na gjen kjo marrëveshje?

Kushdo që gjatë muajve të fundit e veçmas ditëve të fundit i ka përcjellë me vëmendje zhvillimet politike e sidomos debatet politike në mes partive politike në përgjithësi, por edhe ato në mes të koalicionit qeverisës e partive opozitare në veçanti, nuk ka si mos të jenë të zhgënjyer. Të zhgënjyer jo vetëm për nivelin kulturor të debatit, përmbajtjen dhe kulturën e komunikimit për çdo çështje. Zhgënjimi më i madh është se edhe për çështjen më vitale të interesit kombëtar, nuk kemi ndonjë kulturë e përgjegjësi komunikimi me seriozitet. Nuk kemi përgjegjësi as për marrëveshjen politike me Serbinë e disponuar shumë armiqësisht ndaj vendit tonë e kombit përgjithësisht, por nuk jemi duke menduar për sigurinë në nivelin gjithëkombëtar.

Në situata të tilla, kur priten kthesa të mëdha që mund të përcillen me rreziqe të shumtë, përgjegjësitë e institucioneve të shteteve tona do të duhej të arrinin unitetin e mendimit dhe të veprimit. Po, cila është gjendja reale në këto çështje të mëdha? Gjendja është, ashtu si do ta dëshironin armiqtë tanë! Jemi krejt të çakorduar. A të gjithë e dimë se as çiftelia që i ka vetëm dy tela pa e akorduar, këngëtari nuk mund të këndoj.

 Atëherë çka duhet bërë?

Kështu si jemi, është si të shkosh në mal pa sopat, mbase edhe më keq. Ne një situatë të çoroditur politike brenda vendit e kombit (e kam parasysh gjendjen në Kosovë e në Shqipëri), dialogun me Serbinë duhet lenë për kohë më të mira.

Së pari, duhet ta normalizojmë komunikimin brenda për brenda koalicionit parazgjedhor, i cili lenë për të dëshiruar shumë;

Se dyti, duhet ta sjellim në kufirin normal komunikimin në mes partive të koalicionit qeverisës me ato opozitare, i cili është krejt i zymtë, dhe

Se treti, duhet ta formmësojmë dialogun në nivelin gjithëkombëtar sa herë që është në pyetje siguria e gjithë shqiptarëve në Gadishullin Ilirik. Për ketë çështje nuk kujdeset askush?!

Kur ta arrijmë komunikimin normal e të përgjegjshëm brenda kombit, atëherë mund të themi se jemi të gatshëm të zhvillojmë dialogun për marrëveshje finale me Serbinë e cila pa dyshim është kundërshtari ynë dy shekullor, se paku që nga koha e Garashaninit (1844).

Krejt në fund. Dialogun nuk guxojmë t’ia varim në qafë e as t’i besojmë asnjë individi, ma cilido qoftë ai. Sa herë që për çështjet tona madhore, kanë vendosur individët, fati tragjik për kombit ka vazhduar. Mos të lejojmë të na përsëritur e ditura paraprakisht!

Kështu do të duhej të ishte, sa jemi është diçka tjetër!

Mos të mbjellim iluzione ne njisha e me njisha të çakorduar!

No photo description available.Image may contain: text

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Ajvaz Berisha Çdo ditë si në heshtje dëgjoj se…