Çka ndodhi më 12 tetor në Mitrovicë? – Tahiri: Ka dyshime për ndërhyrje në vullnetin e qytetarëve

06 nëntor 2025 | 22:39

Lidhur me rezultatet e 12 tetorit në Mitrovicë, ka folur sonte në “Rubikon” të Klan Kosovës, kandidati për kryetar të kësaj komune nga radhët e PDK-së, Arian Tahiri.

Sipas tij, ekzistojnë dyshimet e bazuara mirë për keqpërdorim dhe ndërhyrje te vullneti i lirë i qytetarëve në ditën e zgjedhjeve lokale rreth një muaj më parë, transmeton Klankosova.tv.

Tutje, ai u bëri thirrje organeve kompetente që të punohet intensivisht që të zbardhet e vërteta e plotë e këtyre rasteve.

“Realisht ka ndodhur një fenomen që ka diskrepancë të madhe në mes të asaj që është raportuar nga Exit-Pollet, si rezultat i punës së tyre profesionale, dhe numërimit të votave nëpër klasë në shkolla të caktuara”.

“Ajo që aktualisht është reale, është se organet kompetente, dhe hetuesia, por edhe prokuroria, kanë dyshime të bazuara, janë deponuar dyshimet e bazuara, për keqpërdorim dhe ndërhyrje tek vullneti i qytetarëve në ditën e zgjedhjeve. Ato janë duke bërë punën e vet në mënyrë që të zbardhet e vërteta, dhe unë jam dhe thërrasë të punohet intensivisht, dhe besoj te organet kompetente që do ta bëjnë punën e tyre në mënyrën më profesionale të mundshme, për shkak që është e nevojshme dhe duhet zbardhur e vërteta”, u shpreh Tahiri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Debat Plus, përballja mes kryetarit aktual të Prishtinës, Përparim…