Clarku: Bushi i parë i tha Millosheviqit që dhuna ndaj shqiptarëve nuk do të tolerohet

17 nëntor 2025 | 13:35

Wesley Clark, ish-komandant suprem i NATO-s për Evropë dhe udhëheqësi ushtarak i NATO-s gjatë bombardimeve më 1999 ka nisur dëshminë e tij në Gjykatën Speciale si dëshmitar i thirrur i mbrojtjes.

Dëshminë e tij e ka nisur me pyetjet e ekipit mbrojtës të Hashim Thaçit, dhe kjo ka nisur me referencë në “Kërcënimin e Krishtlindjeve” që presidenti i ShBA-së, George Bush i pari, i kishte bërë presidentit jugosllav, Sllobodan Millosheviqit, për të ndalur dhunën ndaj shqiptarëve të Kosovës.

Clarku ka rikujtuar se edhe ai dhe Richard Hoolbruke ishin takuar me Millosheviqin gjatë negociatave të Dejtonit për të ndalur luftën në Bosnje-Hercegovinën, dhe kishin provuar t’i flasin për Kosovën.

“Kur nisëm negociatat (në Dejton) nuk e dija (për kërcënimin e Krishtlinjeve), diplomatët ishin në dijeni. Por jo edhe publiku dhe ata në ushtri në dhjetor 1992, por për shkak të dhunës ndaj popullatës shqiptare nga policia serbe, dhe njësitë speciale dhe MUP-i, George Bush tha që Millosheviqi duhet të ndalë dhunën ose ShBA-ja do të përgjigjet me kapacitet e saj ushtarake”.

“Ishte lajmërim që mund të përdorim forcë ushtarake për ndalimin e dhunës ndaj shqiptarëve”.

“Kur unë dhe Hollbruku u ndalëm, me të, ai na tha që nuk flas për këtë me juve dhe ai është vendi i imn. E dinim që kishte një sfidë atje, dhe ai refuzonte të fliste për këtë”, ka thënë Clarku.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Te skuadra nga La Liga, Mallorca, po shpresojnë që sulmuesi…