Clarku flet për takimin me Thaçin në Rambuje

17 nëntor 2025 | 14:18

Gjenerali amerikan, Wesley Clark, ka thënë se në takim me delegacionin shqiptar në bisedimet e paqes në Rambuje më 1999, e kishte takuar edhe Hashim Thaçin disa herë.

Ai ka thënë se Thaçi nuk ishte komandanti ushtarak i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Kur u takova me të herën e tretë, unë kërkova ndihmë, por nuk mora asnjë ndihmë sepse ai nuk ia kishte idenë fare se çfarë po ndodhte”, ka thënë ai gjatë dëshmisë në Hagë.

Më tutje, ai ka treguar se e kishte pyetur Thaçin t’i shpjegonte se në cilat pika ndodhej ushtria serbe dhe në cilat UÇK-ja, për ta shmangur shënjestrimin e civileve gjatë bombardimeve.

“Unë e pyeta ku janë ata dhe ku jeni ju? Ku duhet të sulmoj unë në terren, cilat janë caqet e mia? Ai nuk më dha asnjë përgjigje”, ka thënë Clark.

Clarku ka folur edhe për përshtypjet e tij të para për Thaçin, duke e cilësuar si person bindës.

“Ai ishte vetëm njëri nga personave atje. Ishte personi më me autoritet, më i riu dhe më bindësi. Pra, ishte personi që ishte i veshur më së miri, i kishte flokët e palosura në mënyrën më të përshtatshme. Më sa kuptova jetonte në Zvicër dhe fliste gjermanisht, nuk fliste shumë anglisht asokohe, ndërsa unë flisja pak gjermanisht dhe ishte e vështirë të komunikonim”, ka thënë ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një i mitur në veri ka raportuar se është sulmuar…