Clarku për takimin me Millosheviqin para bomadrimeve: Më tha se shqiptarët ‘i vras të gjithë dhe e zgjidhi çështjen’
Gjenerali amerikan, Wesley Clark në dëshminë e tij para Gjykatës Speciale e ka nisur me detaje nga takimet me presidentin jugosllav, Sllobodan Millosheviq, në kohën kur Shtetet e Bashkuara të Amerikës po i kërkonin tërheqjen e trupave speciale dhe ushtarake nga Kosova.
Kosovën, ka thënë Clarku, ShBA-ja e kishte nën mbikëqyrje edhe ajrore dhe i dinte të gjitha lëvizjet ushtarake serbe dhe Sllobodan Millosheviqit, kërkesa i ishte dërguar: “Tërhiqi trupat:”
Clarku ka thënë se Millosheviqi i kishte thënë se e zgjidh çështjen me shqiptarët “duke i vrarë të gjithë”.
“Ishim ulur me Millosheviqin dhe tha unë i tërheq këto forca dhe Solana më tha cilat forcat s’janë tërhequr? Dhe ai thoshte Millosheviqit, dhe pastaj ai i kthehej gjeneralit Perishiq, flisnin serbisht. Dhe Millosheviqi na thoshte se do t’i tërheqim dhe ishte nervoz, Dhe se dinim a është nervoz se e zumë, apo se Perishiqi nuk i kishte treguar”.
“Ne u larguam, takimet i quanim të suksesshme, ndërsa ai forcat nuk i tërhiqte. Dhe i thamë hiqi trupat sepse NATO do të bombardojë. Dhe ai na thoshte NATO të bëjë çka bën. I thoja: s’të del mire. Më thoshte këta janë terroristë. Unë i thash ti s’do t’i mundësh njerëzit që luftojnë për familjet e tyre, dhe t’i quash terroristë, s’do t’ia dalësh, do të duhet të ndërrosh taktikë. Më tha që do të bëjë çka të mundet dhe asgjë nuk ndryshoi. Më tha që e kemi bërë edhe më herët, vrasjet, e shqiptarëve. Më tha se i vrasim të gjithë”, ka thënë Clarku.



