Clarku thotë se po të kishte pasur UÇK-ja strukturë dhe zinxhir komandues, ShBA-ja dhe NATO do ta dinin
17 nëntor 2025
| 14:02
Po të kishte pasur Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK) strukturë komanduese prej lartë – poshtë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe NATO-ja “do ta kishin ditur”. Kështu ka thënë Wesley Clark, ish-komandant suprem i NATO-s gjatë kohës së bombardimeve mbi ish-Jugosllavinë.
Clarku si dëshmitar i thirrur i mbrojtjes së Thaçit dhe të tjerëve, ka nisur dëshminë në Gjykatën Speciale.
Avokati Luka Misetiq: A kishit vlerësime për kontroll civil mbi UÇK-në?
Claku: Jo.
Misetiqi: A ka mundur të ketë UCK zinxhir komandues, pa qenë në dijeni ShBA dhe NATO?
Clarku: Jo.



