Clinton i pranishëm mori pjesë në ceremoninë e albumit të reperit shqiptar

09 dhjetor 2018 | 21:58

Ish-presidenti amerikan, Bill Clinton, ka qenë i pranishëm në ndejën private, të organizuar për dëgjimin e albumit të ri të reperit shqiptar, Gashi.

Ylli shqiptar që bën karrierë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës e ka publikuar një fotografi të përbashkët me ish-kreun e Shtëpisë së Bardhë për ta falënderuar për prezencën e tij në evenimentin e organizuar lidhur me materialet e reja muzikore.

Ndërkaq, ai nuk ka harruar ta falënderojë edhe për përfshirjen e tij në ndalimin e gjenocidit dhe spastrimit etnik në Kosovë në vitin 1999.

“Faleminderit Bill që erdhe në ndejën time private për dëgjimin e albumit dhe faleminderit që i ndihmove Kosovës”, ka shkruar Gashi në “Instagram”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut,…