Clippersat zhgënjejnë ndaj Brooklynit

10 gusht 2020 | 14:06

Në Orlando vijojnë të luhen ndeshjet e mbetura të sezonit të rregullt, aty ku NBA-ja ka rinisur pas pandemisë së Covid-19 dhe vijon sezonin 2019-2020.

Spikat fitorja me rezultat 129-120 e Brooklyn ndaj Clippersave, humbje që prish shumë punë për ekipin kalifornian. Brooklyn e dominoi ndeshjen, ku u dalluan LaVert me 27 pikë e Harris me 25, duke i bërë të pavlefshme 39 pikët e Leonard për Clippers.

Fiton skuadra e Houstonit, që mundi 129-112 Sacramenton, ndeshje me dy pamje. Teksanët e dominuan takimin në pjesën e dytë, ku diferencën e bënë Rivers me 41 pikë e Harden me 32. Pas kohës shtesë fiton Boston, që mundi 122-119 Orlando, me Hayward që realizoi 31 pikë. /Telesport/

Rezultatet

Oklahoma – Washington             121-103
Toronto – Memphis                      108-99
New Orleans – San Antonio        113-122
Boston – Orlando                          122-119
Portland – Philadelphia               124-121
Sacramento – Houston                112-129
Clippers – Brooklyn                     120-129

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nëse uniforma e xhandarmërisë serbe ishte e maskuar, nuk do…