Çmimet e derivateve mund të rriten në mënyrë ekstreme

23 qershor 2025 | 07:48

Intervenimi ushtarak amerikan në Iran mori vëmendjen e akterëove kryesor në planet ditën e diel.

Kthimi i fokusit të superfuqisë botërore kah Lindja e Mesme zor se do të lë vend që ata të merren edhe me tensionet në Ballkan.

Involvimi i ShBA-së në luftën e Izraelit me Republikën Islamike do të ketë ndikim në Kosovë edhe në aspektin ekonomik.

Krizë pritet të ketë sidomos tek furnizimi me naftë.

Kështu pohojnë edhe nga Shoqata e Naftëtarëve, ku kryetari i saj, Fadil Berjani, tha se ka gjasa që çmimet e derivateve të rriten në mënyrë ekstreme.

“Me rastin e sulmnit ndaj Iranit nga SHBA-ja, ka gjasa që çmimet e derivateve të rriten në mënyrë ekstreme. Çdo eskalim i kësaj situate do të ndikoj shumë në rritje, ndërsa ndonjë marrëveshje me ndërmjetësues SHBA-në do ta qetësojë tregun e naftës”, ka thënë Berjani për KlanKosova.

Megjithatë, Berjani bëri thirrje që qytetarët mos të panikojnë meqë edhe në rajon Kosova dallohet sa i përket çmimeve më të arsyeshme.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Çmimet e arit kanë arritur nivele të papara në vitin…