
Çmimi Nobel për Letërsinë i jepet shkrimtarit hungarez, Laszlo Krasznahorkai
Akademia Mbretërore Suedeze e Shkencave ia ka dhënë Çmimin Nobel në Letërsi për vitin 2025 romancierit dhe skenaristit hungarez, Laszlo Krasznahorkai.
Autorja jugkoreane Han Kang, ka fituar çmimin Nobel për Letërsi për vitin 2024 “për prozën e saj intensive poetike që përballet me traumat historike dhe ekspozon brishtësinë e jetës njerëzore”.
Kang ishte shkrimtarja e parë jugkoreane dhe gruaja e 18-të që e kishte fitur Çmimin Nobel për Letërsi.
Fituesit e mëparshëm të çmimit të letërsisë prej 11 milionë kronash suedeze (1.2 milion dollarë) përfshijnë poetin dhe eseistin francez Sully Prudhomme, i cili ka fituar çmimin e parë, romancierin dhe shkrimtarin amerikan të tregimeve të shkurtra William Faulkner në vitin 1949, kryeministrin britanik të Luftës së Dytë Botërore Winston Churchill në vitin 1953, turkun Orhan Pamuk në vitin 2006 dhe norvegjezin Jon Fosse në vitin 2023, shkruan “Reuters”.
Gjatë viteve, zgjedhjet e bëra nga Akademia Suedeze kanë tërhequr po aq zemërim sa edhe duartrokitje.