
Conte: Rifitimi i titullit është i vështirë
Napoli është gati të nisë mbrojtjen e titullit kampion nesër në mbrëmje ndaj Sassuolos në “Mapei Stadium”.
Në konferencën për shtyp, trajneri Antonio Conte ka folur me tone serioze, duke paralajmëruar për vështirësitë e sezonit të ri.
“Ky është një grup serioz, që punon fort dhe dëshiron të përmirësohet çdo ditë. Nuk kam nevojë të përsëris asgjë, por kam theksuar një fakt historik: Napoli nuk ka arritur kurrë të përsërisë suksesin pas një titulli kampion,” u shpreh Conte.
Trajneri kujtoi edhe gabimin e së kaluarës: “Kur ishim favoritë me Osimhen, Kvaratskhelia dhe Zielinski, duke humbur vetëm Kim dhe pas një merkatoje prej 100 milionësh, përfunduam në vendin e dhjetë. Këtë duhet ta kemi të gjithë parasysh, nga lojtarët te tifozët.”
Conte theksoi se ky sezon do të jetë i ashpër për shkak të konkurrencës së lartë: “Është një kampionat shumë i vështirë, me shumë skuadra të forta. Duhet të japim maksimumin dhe të tregojmë rrugën e duhur, sepse duke fituar vitin e kaluar kemi hapur horizonte të reja për shumë ekipe.”