
Costa uron Ramën për fitoren në zgjedhje: Mezi pres të të përgëzoj personalisht nesër në Tiranë
14 maj 2025
| 15:01
Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën e ka uruar për fitoren në zgjedhjet e 11 majit edhe presidenti i Këshillit të Evropës, Antonio Costa.
Në rrjetin social “X”, Costa ka thënë se rezultatet zgjedhore janë mbresëlënëse.
“Urimet më të përzemërta i dashur, Edi Rama, mbi këto rezultate mbresëlënëse zgjedhore. Mezi pres të të përgëzoj personalisht nesër në Tiranë”, ka shkruar Costa.
Ndërkohë Rama pritet që sonte me fillim të orës 19:00 ta shpallë fitoren në sheshin “Skenderbej”.