Covey për incidentet: Asnjë prej këtyre aktiviteteve nuk lidhet drejtpërdrejt me Thaçin

01 tetor 2025 | 13:06

Dëshmitari James Peter Covey pasi është hapur seanca gjyqësore e cila ishte në sesion privat, ka thënë se deklaratat e tij lidhur me incidentet që pretendohet se janë kryer nga UÇK-ja, kanë të bëjnë vetëm me vlerësimet e tyre lidhur me rolin që ka pasur Hashim Thaçi.

Dëshmitari ka thënë që sipas mendimit të tij, asnjë prej këtyre aktiviteteve nuk lidhen drejtpërdrejt me Thaçin, raporton “Betimi për Drejtësi”.

“Deklarata ime ka të bëjë me vlerësimet tona me rolin që ka luajtur Thaçi. Rol të hamendësuar apo real lidhur me këto incidente. Deklarata ime tregon kryesisht gjykimin tonë lidhur me autoritetin që ka pasur ai për individë të cilët që është pohuar apo jo që kanë kryer këto krime. Sipas mendimit tim, asnjë prej këtyre aktiviteteve nuk lidhet në mënyrë të drejtpërdrejtë me zotin Thaçi, apo asnjë prej tyre nuk kundërshton mënyrën se përse ne kemi arritur në gjykimin që kemi arritur”, ka thënë Covey.

Përveç kësaj, dëshmitari Covey i është drejtuar prokurores Vega Iodice duke i thënë se si duket ajo nuk e ka sqaruar këtë aspekt ende pasi po i përsërit sërish raportet lidhur me incidente.

“Unë nuk mendoj që ju e keni sqaruar këtë çështje duke e përsëritur raporte lidhur me këto incidente gjatë gjithë kohës”, ka thënë dëshmitari Covey.

Ndërsa, prokurorja i ka thënë dëshmitarit që sa herë do i kërkohet të komentojë një dokument, do të ndërlidhet me pjesë të deklaratës së tij apo provave.

Prokurorja i ka thënë atij se kjo nuk ka të bëjë në përgjithësi vetëm me deklaratën e tij, por ka të bëjë edhe me disa pohime të veçanta në deklaratën e tij me qëllim rifreskimi të kujtesës.

“Ju po e nxirrni të gjithë deklaratën time jashtë konteksti”, ka thënë dëshmitari Covey.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ka sjell një tjetër…