
Covey: Thaçi mirëpriti jetesën multietnike në Kosovë
Ish-zëvendësi i Bernard Kouchner, Jock Covey po vazhdon dëshminë e tij në Hagë.
Ai është pyetur se a ishte e vërtetë që ish-presidenti Hashim Thaçi kishte trajtuar me dinjitet jetesën multietnike në Kosovë në tetor të 1999-ës, Covey ka pohuar pyetjen e avokatit Luka Mishetiq.
“Zotëri Thaçi është zhvilluar me kalimin e kohës”.
“Thaçi këmbëngulë që Universiteti i Mitrovicës të jetë e hapur për të gjithë. Ai thotë se studentët shqiptarë kanë të drejtë për të studiuar aty, ai kërkon lëvizje të lirë për të gjithë kosovarët në Mitrovicë të Veriut, propozon që të ndërmerren hapa të shpejtë në infrastrukturën e Universitetin e Mitrovicës”, ka cituar avokati Mishetiq nga biseda e Thaçit dhe Kouchnerit në tetor të vitit ’99-të.
Lidhur me këtë, Covey ka thënë se është e vërtetë ajo që ka kërkuar Thaçi.