COVID-19 është grip sezonal apo virus i ikur nga laboratorët

11 prill 08:26

Fizika simetrike është rruga e vetme për parandalimin e shpërndarjes së Coronavirusit – COVID -19 (6)

Shkruan: Naim Krasniqi, fizikan

Sqarim
1. Pa marrë parasysh llojin e virusit, kuptohet se përbëhen nga grimcat elementare qoftë elektrone, protone apo neutrone, e që në rastin në vazhdim duke mos cekur me emër se për cilën grimcë bëhet fjalë, apo për të gjitha grimcat, ne do t’i shënojmë me simbolin (e-p-n), që përfaqësojnë një apo më shumë grimca elementare.
2. Rigjenerimi është sqaruar përmes botimeve në “Epoka e re” 2020, e cila sqaron saktë se ngritja e nivelit energjetik të grimcave (e-p-n), i shndërron në vetë rigjeneratorë të grimcave të njëjta me nivel energjetik më të ulët.
3. Viruset kanë nivele të larta energjetike, pa marrë parasysh nëse niveli i grimcave (e-p-n) është rritur përmes reaksioneve të ndryshme kimike, apo kalimit të këtyre grimcave nëpër fusha magnetike me intensiteteve të larta.

Edhe pse ka indikacione që virusi COVID-19, e ka origjinën nga kafshët nuk mund ta mohojë as pohojë, sepse kjo i takon mjekësisë ta vërtetojë saktësisht përbërjen kimike të organizmave të atyre kafshëve që dyshohet në to.
Por nëse është e vërtetë se virusi COVID-19 njëmend e ka origjinën nga kafshët, në bazë të fizikës simetrike lë të kuptohet se ka elemente (e-p-n) brenda atyre kafshëve që rrotullohen me një shpejtësi këndore (ω) ekstreme, dhe me një nivel shumë të lartë energjetik, të cilat pasi të bien në kontakt me gjakun e organizmit, tentojnë të ia rrisin shpejtësinë këndore përbërësve të gjakut të njeriut, duke u shndërruar në viruse, dhe duke shkaktuar infeksione serioze që përfundojnë me fatalitet.
Por duke u bazuar në të dhënat e konsumimit të kafshëve të ndryshme në Kinë ka indikacione që ndodhin gjëra të tilla. Përhapja e virusit në tërë botën me përmasa të gjëra, hapë edhe rrugë tjera që ekziston mundësia që virusi COVID-19 të ketë origjinën nga veprimtaria njerëzore e zhvilluar në laboratorë të ndryshëm shkencor.
Prandaj, pa marrë parasysh se si është krijuar virusi, qëllimisht apo aksidentalisht, të parët që rrezikohen janë personeli brenda laboratorit.
Në kushtet e sotme zakonisht eksperimentuesit janë të mbrojtur përmes aparaturave efikase, atëherë prezenca e një virusi në hapësirat e laboratorit, i bënë gjasat reale që ai do të dalë nga laboratori, pa u vërejtur fare.

Shpërndarja e viruseve bëhet përmes rigjenerimit

Ashtu sikur është sqaruar në botimet e mëparshme, secila grimcë (e-p-n) në brendësi të saj posedon dy fenomene natyrale, një tornado (T) dhe një ciklon (C) që rrotullohet me shpejtësi këndore të ndryshme (ωT)≠ (ωC).
Hyrja e grimcës apo grimcave (e-p-n), qoftë në mënyrë të qëllimshme apo në mënyrë aksidentale në fushën e fortë magnetike, duke mos përjashtuar edhe reaksionet kimike të formave të ndryshme, ndikojnë në rritjen e shpejtësisë këndore të tornados (ωT) dhe ciklonit (ωC) të asaj grimce (e-p-n), dhe shndërrohen në vetë rigjeneratorë, nga i cili fillojnë të burojnë grimca të njëjta me nivel energjetik më të ulët.

Shembull
Supozojmë se grimcave (e-p-n) në një formë apo në tjetrën, ju ngritët niveli energjetik nga një nivel normal, në nivelin e pestë energjetik. Në këtë mënyrë këto grimca (e-p-n) shndërrohet në një virus me nivelin energjetik (5), duke u transformuar në vetë- rigjeneratorë, e që në rastin aktual le të supozojmë se virus i tillë është coronavirusi COVID-19.
Në këtë mënyrë i bie se nga virusi COVID-19 i nivelit (5) burojnë viruset COVID-19 me nivelin energjetik (4), nga virusi COVID-19 me nivele energjetike (4) burojnë viruset COVID-19 me nivele energjetike (3), nga virusi COVID-19 me nivele energjetike (3) burojnë viruset COVID-19 me nivele energjetike (2), nga virusi COVID-19 i nivelit energjetikë (2) burojnë viruset COVID-19 i nivelit energjetikë (1) ashtu sikur shihet në figurën e mëposhtme.

Në këtë mënyrë vendi prej nga buron virusi mbushet me viruse COVID-19 me (5) nivele energjitike. Në këtë mënyrë në qytetin Wuhan të Kinës është përhapur korona virusi COVID-19 me nivele të ndryshme energjetike (1),(2),(3),(4) dhe (5).

Depërtimi i virusit në gjakun e njeriut

Organizmi i njeriut përbëhet rreth 60% nga sasia e ujit, pjesë e të cilës është edhe gjaku. Gjaku përbëhet nga plazma 54%, qeliza të kuqe 45%, qeliza të bardha 1% , dhe plaketat, kurse plazma e gjakut 90% përbëhet nga uji. Gjaku gjithashtu përmban sasi të hekurit (Fe), e cila ka vlerat nga (60-170) mikrogram në decilitër te meshkujt kurse (50-160) mikrogram në decilitër te femrat.

Sqarimi në bazë të fizikës simetrike e nivelit të hekurit në gjak

Të dhëna shkencore që mjekësia moderne as nuk i njeh as nuk i shpjegon.
Hekuri si element në gjak posedon 26 protone dhe 26 elektrone, me gjithsej 104 fusha elektrostatike dhe anti-elektrostatike të bashkëveprimit, e që kanë një shpejtësi këndore të caktuar të fenomeneve të ciklonit Fe(ωC) dhe tornados Fe(ωT).
Duke mos cekur përbërësit e tjerë të organizmit të njeriut, marrim oksigjenin O2 si element përbërës i gjakut i cili përmban 8 elektrone dhe 8 protone, me gjithsej 32 fusha elektrostatike dhe anti-elektrostatike të bashkëveprimit.
Një llogaritje e thjeshtë matematikore tregon qartë se te oksigjeni O2 janë 72 fusha të bashkëveprimit më pak se te hekuri Fe, që i bie se shpejtësitë këndore të fenomeneve të cikloneve O2(ωC) dhe tornados O2(ωT) te oksigjeni O2 të jenë shumë të vogla në raport me fenomenet te hekuri.
Në këtë mënyrë fenomenet e cikloneve Fe(ωC) dhe tornadove Fe(ωT) të hekurit e rrisin shpejtësinë këndore te fenomeneve të cikloneve O2(ωC) dhe tornadove O2(ωT) të oksigjenit dhe përbërësve të tjerë të gjakut, duke e mundësuar një qarkullim të rregullt të gjakut.
Prandaj hekuri në gjak është sikur një energji elektrike që e vë në lëvizje motorin, përndryshe një motor me energji elektrike të dobët nuk funksion, por edhe një energji elektrike të fortë i shkakton defekte motorit.
Andaj bazuar në fizikën simetrike sasia e hekurit në gjak ka rëndësi esenciale për organizmin tonë. Për këtë arsye, shpejtësia këndore e fenomeneve të cikloneve (ωC) dhe tornadove (ωT) të gjakut, në organizmin tonë ju jep një energji, përkatësisht shpejtësi këndore secilës qelizë të organizmit tonë duke e vënë në lëvizje normale.

(Vijon nesër)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mbrëmë janë konfirmuar 18 raste me koronavirus në Ferizaj. Kryetari…