
Covid-19 në Shqipëri, tre të vdekur dhe 82 raste të reja në 24 orët e fundit
02 korrik 2020
| 11:06
Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri ka bërë me dije se edhe tre persona të tjerë të prekur me koronavirus kanë ndërruar jetë në 24 orët e fundit, duke e çuar në 69 numrin e personave që kanë humbur betejën me virusin.
Ndërkohë, në Shqipëri janë konfirmuar edhe 82 raste të reja me Covid-19.