Cremonese interesohet për Ismajlin

22 qershor 2025 | 16:40

Cremonese, që sezonin e ardhshëm do të luajë në Serie A, thuhet se është e interesuar për Ardian Ismajlin.

Mbrojtësi shqiptar ka mbetur i lirë, pasi kontrata e tij me Empolin skadon më 30 qershor. Ismajli kërkon një sfidë të re, pas rënies së Empolit në Serie B në fund të sezonit të kaluar.

Përveç Cremoneses, interesim për të ka shfaqur edhe Lazio, si dhe disa skuadra nga Superliga e Turqisë. Klubi po shqyrton edhe Federico Boninin nga Catanzaro si alternativë në mbrojtje.

Lëvizjet e Cremoneses në merkato janë pezulluar për momentin, derisa të emërohet trajneri i ri. Davide Nicola shihet si favorit për stolin, dhe blerjet do të bëhen në përputhje me vizionin e tij.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri i Real Madridit, Xabi Alonso, ka konfirmuar se sulmuesi…