Cubat e Kurthit – Pjesa e parë

17 korrik 2025 | 13:17

Shkruan: Behxhet Sh. SHALA – BAJGORA

S’mbet asgjë pa u kapur: Albin Kurthi ose është deputet për çka edhe është betuar dhe i ka votat në ndërkohë që cubqe ka uzurpuar zyrën e KM,  ku sipas ligjeve në fuqi duhet të jetë Besnik Rrenc Bislimi, ZKM i parë. Cubi KM, Albin Kurthi po e keqpërdor Policinë e Kosovës duke i detyruar ta përcjellin me një eskortë prej 10 policësh, të vendosur të shtrijnë për toke çdonjërin që i afrohet cubit Kurthi në perimetrin prej 10 metrave. Cubi Albin Kurthi po i keqpërdorë maksimalisht “xhipat e zinj” duke e dërguar kudo që ia do qejfi ndonëse këtë të drejtë e kanë edhe 119 deputetë të Kuvendit të Kosovës, gjithnjë sipas ligjeve në fuqi. Cubi Albin Kurthi po i keqpërdorë mediet që i ka bërë kurvihane informative. Sikur që Tramp u akuzua se kishte paguar një prostitutë për shërbime seksuale, edhe Cubi Albin Kurthi duhet të akuzohet se ka paguar një prostitutë prej gazetari për shërbime informative. Nga 27 marsi 2025 kryecubi Albin Kurthi, bashkë me cubat dhe cubeshat e mendermethënë qeverisë, kanë marrë vendime për të cilat duhet të shkojnë në Dubravë. Pas vendimit të Gjykatës Supreme, nisi një sulm frontal i kapadaive të LV-së kundër kësaj gjykate. Mjafton që kryecubi Kurthi ta lëshojë “kushtrimin” e që trushpëlarët e tij të dalin në kor, sikur qyqet e rremit. Nuk e dinë se cili është më leshko se tjetri, janë të uniformuar në servilitetin, injorancën dhe mediokritetin e tyre. Janë pa asnjë mendim personal, pa integritet profesional, njerëzor, kombëtar dhe politik. Qeverisjen kryecubi Kurthi e ka shndërruar në diktaturë, autokraci mbi të vetët që i nënshtrohen pa asnjë kusht, pa dinjitet minimal. Këtë valëzim të diktaturës e ka shtri mbi presidencën e Kosovës përmes presidentes së Ukrainës , Vojsa Osmani. Kuvendin e ka nën këmbë përmes një të pakurrizori që po sillet si diktatorth i Kuvendit i cili nuk e respekton as moshën e vet që ia mundësoi të terrorizojë deputetët dhe qytetarët e Kosovës, si marionetë dalë boje. Një marionetë pa dinjitet e që është pjesë e regjisë së Kurthit që nga seanca e parë, thërret regjinë t’ua ndal telefonat – mikrofonat deputetëve të opozitës. Mjerim, edhe për një marionetë.

Këmbëngulin që Lenka Haxhiu të bëhet kryetare e Kuvendit përmes votimit të fshehtë sepse qenka më demokratik se ai i hapur ku Lenka mori në thua duke mos e kaluar pragun. Lenka Haxhiu thotë se nëse në votim të fshehtë nuk i merr 61 vota, do të tërhiqet nga kandidimi për kryetare të Kuvendit. Këtë e thotë edhe kryecubi Kurthi pasi i kanë siguruar 3-4 vota të Listës Serbe. Këto vota i kanë siguruar menjëherë pas zgjedhjeve, por për shkaqe “patriotike” dhe “bashkimit kombëtar” nuk i pranojnë votat e LS-së në votim të hapur. Fshehtë bënë sepse nuk dihet se kush për kë voton. Pastaj, me votim të fshehtë votat e LS-së i faturohen opozitës nga LV-ja duke bërë përpjekje ta përçajnë opozitën. Si u siguruan 3-4 vota nga LS-ja? Lehtë, falë vullnetit dhe bashkëpunimit vëllazëror të Mimoza Kularit, Milan Radoiçiqit dhe Sllavko Simiqit gjatë bisedave telefonike të serialit: “Zdravo Limoza” të zemlakëve. Kryecubi Kurthi nuk do ta bëjë Kuvendin deri në kohën kur i duhet atij. Çfarë logjike ka që tash ta votojë NISMA kur ka mundur ta bëjë në fillim. Kurthi ka blerë kohë duke i bërë 100 mijë të zeza kundër Kosovës dhe shqiptarëve. Nuk ka hajn të LV-së që nuk e ka mbrojtur, pavarësisht veprave që i kanë bërë; tenderë, hajni klasike, tregti me narkotikë, kontrata njëburimore, punësim klientelist në baza partiake. Sidomos e ka kapur sistemin energjetik ku, përveç hajnave me pedigre të Serbisë, ka punësuar edhe familjarë të ngushtë sikur edhe familjarë të bashkëpunëtorëve të ngushtë. Nëse e konsolidon diktaturën dhe tiraninë mos u habitni që familjarët e ngushtë të cubave të LV-së të zgjidhen në krye të Gjykatës Kushtetuese, BQK-së, AKI – së dhe institucioneve tjera me rëndësi. Profesionalizmi nuk është kurrfarë kushti, mjafton libreza partiake dhe dëshmia me nënshkrim të Dejona Mihalit se jani injorantë dhe pakurrizor. Për një numër jo të vogël të tyre nuk duhet as kjo, mjafton të dëgjoni se çka flasin. Dhe si sillen. Kam kaluar një jetë me shumë peripeti, hetime, arrestime dhe burgosje por Kosova asnjëherë nuk ka pasur qeveri më antikombëtare se që e ka sot.  Nëse keni ndonjë dyshim, lehtë bindeni. Merreni kabinetin qeveritar të kryecubit Kurthi 2, ministra, zv.ministra, këshilltarë dhe profil tjetër dhe do ta shihni se nuk është asnjëri me një histori kombëtare personale, ndërkaq mund të gjeni 3-4 raste që kanë trashëguar histori kombëtare, por që me sjellje antikombëtare i kanë turpëruar varret e paraardhësve të tyre dhe kujtimet për veprat e tyre. Kjo vlen  edhe për deputetët e LV-së dhe bartësit e posteve tjera të larta. Ata pak patriotë në LV janë plakur , askush nuk i pyet për asgjë, i janë nënshtruar një interesi për mbijetesë dhe detyrohen t’i lexojnë pamfletet e andartes greke , Nënës së LV-së, Dezhona Mihalidis apo t’i dëgjojnë paçavurat “filizofike” të Nezir Krakovinës , nga baushtella e Parisit. Ndërkaq, jam në gjendje ta bëjë një listë të gjatë të udbashëve, bijve dhe bijave të tyre, mbetjeve politike jugosllave dhe serbe që flasin shqip e që fort adhurohen nga kryecubi Kurthi, dhunues të patriotëve shqiptarë në llogoret jugosllave dhe serbe ndaj të cilëve Lenka Haxhiu nuk e ka luajtur as gishtin e vogël në ndërkohë që ka afër dëshmitarë të Hagës dhe urrejtës të pengjeve të Hagës. Edhe vet është urrejtëse e madhe e pengjeve të Hagës !

Cubat dhe cubeshat e Kurthit : 1. Dejona Mihali. Kombëtarisht është hibrid, flet shqip, mendon greqisht, vepron serbisht. Në Shqipëri nuk zuri vend as për të pëshurrur, ndërsa në Kosovë e bëri m…n e madh. E mbaj mend që nga fillimi në LV-ja sillej nëpër protesta e veshur si Baba Stana e Shumadisë. Përcillte çdo lëvizje dhe kontaktonte me shumë pak aktivistë. Ata që nuk ia dinin të kaluarën e merrnin si vajzë të Edita Mihalit ndërsa ishte bija e sigurimsit të lartë, të minoritetit grek. E filloi edukimin politik sipas metodës të Revolucionit kinez , daci – bao apo gazeta e murit ku, një kuadro e Partisë Komuniste të Kinës u mbanë ligjerata politike atyre që nuk dinë asgjë nga politika. Dejona Mihali mbante kurse për analfabetët politikë të LV-së , shkruante trakte dhe parulla kundër shqiptarëve të Kosovës, Maqedonisë së Veriut dhe Luginës, pak edhe në Mal të Zi. Vijuesit e “Akademisë Politike antikombëtare” të Dejonës, këto mësime i zbatuan me shumë sukses në Maqedoni të Veriut përmes VLEN-it që në një kohë rekorde i degradoi të drejtat e shqiptarëve të fituara me shumë djersë, vuajtje, burgje , luftë dhe gjak. Dejona Mihali, kryecubi Kurthi dhe VLEN i kanë futur shqiptarët e Maqedonisë së Veriut në Botën serbe. Ndërkaq, zemlaku i kryecubit Kurthi në Mal të Zi, Abazoviq i ka futur shqiptarët nën thundrën ruse në Mal të Zi. Dejona ishte spiritus movens e kësaj tradhtie kombëtare.

Në Luginë të Preshevës kryecubi Kurthi, një grusht shqiptarësh i ndau në masa të vogla amorfe përmes rrogëtarëve si Ardita Sinani, Shaip Kamberi dhe Baronit të ujit, Liburnit. Flamurin në luftë kundër UÇK-së, heronjve të Kombit, vlerave kombëtare, ish-të burgosurve politikë, pengjeve të Hagës dhe bashkimit kombëtar e kishte Dejona Mihali. Luftën kundër opozitës dhe kundërshtarëve politikë e bënin mashat e Dejonës, injorantë dhe mediokër të pariciklueshëm. Dejona Mihali e shndërroi RTK -në në shtëpi publike ku zbatohej dhe paguehej mirë prostitucioni informativ përmes Adi Krastës, Perëndon Gërvallës dhe prostitutës tropojan. Sulmet kundër Policisë së Kosovës, gjyqësorit dhe prokurorisë së Kosovës e ka shumë për qejfi kjo mercenare antikombëtare. Nuk ka vend ku nuk i ka futur hundët për punësim dhe kapje  partiake, tenderë për rrymë , diplomaci, borde, agjenci të pa-varura e ndyrësira tjera, si pjesë e kanalizimit antikombëtar. Për shkak se përbënte rrezik të madh për siguri kombëtare dhe shtetërore, ishte shpallur person i padëshiruar në Kosovë duke ia ndaluar hyrjen. Në ndërkohë antikombëtarët Kurthi, Shvarc, Sfeqla, Vojsa Osmani dhe Lenka Haxhiu, me një procedurë 48-orëshe ia njohën shtetësësinë  e Kosovës duke e pajisur me dokumentacion sikur të ishte çika e  Isa Boletinit e jo e një udbashi grek. Kjo kësulkuqe të cilën nuk e hajnë as ujqit e uritur të stepave të Mongolisë, LV-ja e ka shndërruar në shkollë të urrejtjes politike, njerëzore dhe kombëtare duke e sjellë Kosovën buzë falimentimit , si shtet dhe në prag të luftës qytetare. Në tërë këtë të keqe dhe fatkeqësi është një e mirë, në LV nuk ka trima, janë frikacakë që bëhen trima duke e keqpërdorur pushtetin. Kjo kësulkuqe, me kapela të Kuqe si të Legias dhe Simatoviqit, të njëjtën ia propozoi edhe Gipit të KEDS-it për një takim sekret në LV. Kjo andarte ka bërë revolucion në punësim duke e eliminuar konkursin , është shumë i komplikuar , duke e zëvendësuar me “Whatsapp”-in, përmes një grupi që organizonte “orgji punësimi”, në me krye capo dei cappi, kryecubin, Albin Kurthi. Dhe shumë të tjera. Deri sa po e shkruaj shkrimin, po lexoj se Prokuroria e Shtetit , IPK-ja dhe AKI-ja po zhvillojnë aksion kundër të dyshuarve për spiunim. E hëngre , Dejonë !

2. Cubi Besnik Rrenc Bislimi. Për shkrimin tjetër.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas paraqitjes pozitive në fazën grupore, Përfaqësuesja U19 e Kosovës…