Cula: Jemi të vetëdijshëm që asgjë nuk ka përfunduar

21 maj 2025 | 14:49

Te Rahoveci e çmojnë fitoren në ndeshjen e parë finale të plejofit në Superligën e Kosovës në hendboll. Por, po ashtu janë të vetëdijshëm që gara është plotësisht e hapur dhe se asgjë nuk ka përfunduar.

Të dielën Rahoveci fitoi në shtëpi ndaj Kastriotit me rezultat 28:25. Tani i duhet edhe një fitore për të mbrojtur titullin e kampionit të Kosovës në hendboll. Ndeshja e dytë finale është të enjten prej orës 20:00 në palestrën “Bill Clinton” në Ferizaj.

“Jam i kënaqur me fitoren në ndeshjen e parë, por jemi të vetëdijshëm që asgjë nuk ka përfunduar ende. Na pret një sfidë e madhe në Ferizaj, kundër një ekipi cilësor si Kastrioti dhe në një palestër të mbushur me tifozë. Po përgatitemi maksimalisht për të dhënë më të mirën. Synojmë të mos i përsërisim disa gabime teknike në momentet vendimtare dhe kështu ta kërkojmë fitoren që do të na siguronte titullin”, ka thënë trajneri i “vreshtarëve”, Leonard Cula.

Ai ka besim të plotë në skuadrën që e drejton.

“E respektojmë kundërshtarin, por besoj në punën dhe përkushtimin e djemve tanë”, ka shtuar tekniku i Rahovecit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Behxhet Sh. SHALA - BAJGORA RTK - Shtëpi publike për…