Curry shkëlqen në fitoren e Golden State, zhgënjen Philadelphia

12 shkurt 2021 | 14:21

Një Stephen Curry në formë të shkëlqyer, duke realizuar 40 pikë, i dha fitoren skuadrës së Golden State, 111-105 ndaj Orlando. Suksesi vështirë për Warriors, ndërkohë që mirë u paraqit edhe Wiggins me 21 pikë.

Surprizë humbja e ekipit të Philadelphia, kryesuesit të renditjes në Lindje, që u mund 118-114 nga Portlandi. Embiid bëri detyrën, duke realizuar 35 pikë, por që s’mjaftuan. Për Portland u dallua Lillard me 30 pikë.

Në ndeshjet e tjera të luajtura, Miami e mposhti me rezultat 101-94 Houstonin, takim ku diferencën e bëri Butler me një “triple double” (27 pikë, 10 rebound e 10 asistime). Ndërsa Bostoni e mposhti me rezultat 120-106 Toronton (Ojeleye 24 pikë), ndërsa Indiana fitoi ndaj Detroit me rezultat 111-95 (Sabonis 26 pikë). /Telesport/

Rezultatet

Boston – Toronto                  120-106
Houston – Miami                  94-101
Detroit – Indiana                   95-111
Golden State – Orlando       111-105
Portland – Philadelphia       118-114

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Bilancin i…