Daku: Ndjenjë e papërshkruar që ta thyej rekordin si golashënuesi më i mirë brenda një sezoni

11 maj 2021 | 17:06

Mirlind Daku ka thyer rekordin e golave brenda një sezoni në histori të futbollit të Kosovës.

Sulmuesi gjilanas i Ballkanit ka shënuar 28 gola deri më tani, teksa ka edhe dy xhiro për të përfunduar ky edicion garash. Sulmuesi i Ballkanit ka thënë se është ndjenjë e papërshkruar që të thyejë këtë rekord të madh. Ai ka falënderuar presidentin e Ballkanit, Arsim Kabashi, si dhe trajnerët Ismet Munishi e Bledi Shkëmbi, por edhe bashkëlojtarët e tij.

“Ndjenjë e papërshkruar që ta thyej rekordin si golashënuesi më i mirë brenda një sezoni në historinë e futbollit kosovar. Dua ta falënderoj klubin tim Ballkanin, trajnerët Ismet Munishi dhe Bledi Shkëmbi, presidentin Arsim Kabashi si dhe gjithë bashkëlojtarët e mi që pa ta këta gola nuk do të ishin. Qëllimi ishte titulli i kampionit, por rrethanat ishin asisoj që nuk ia dolëm. Faleminderit Suharekë! Faleminderit të gjithëve!”, ka thënë Daku.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Andres Iniesta nuk ka ndërmend të tërhiqet nga futbolli i…