
Daku në formacionin e javës në Rusi
07 gusht 2025
| 11:50
Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Mirlind Daku, është përzgjedhur në formacionin më të mirë të javës në kampionatin rus të futbollit nga faqja e specializuar e statistikave Sofascore.
27-vjeçari ishte protagonisti kryesor i Rubin Kazanit në suksesin 2-1 kundër Sochit në kampionat, pasi shënoi dy gola për skuadrën e tij. Daku ka nisur shumë mirë sezonin e ri, duke shënuar 3 gola në 3 ndeshje të luajtura në kampionatin rus. Sulmuesi kuqezi ka shënuar edhe një gol në një sfidë të luajtur në kupën e Rusisë këtë sezon.