Dalin emrat e 5 të plagosurve në Laç

03 maj 2025 | 16:39

Policia ka dalë me një njoftim zyrtar në lidhje me ngjarjen e rëndë që ka ndodhur në qytetin e Laçit, ku janë plagosur me armë pesë persona mes tyre dhe një grua.

Sipas burimeve, të plagosurit janë identifikuar si Amarildo Ndoj, Liridon Ismaili, Daniel Gjeloshi, Geri Bitri dhe Angjelina Gjezaj.

Sipas burimeve, katër të rinjtë, të cilët po lëviznin me automjet, janë përfshirë në një konflikt të momentit me një person, i cili më pas ka qëlluar me armë automatike ndaj tyre.

Angjelina Gjezaj ka qenë rastësisht në vendngjarje dhe ka pësuar plagë nga plumbat, pasi ajo ka qenë duke shitur në trotuar, pranë vendit të ngjarjes.

Të plagosurit janë transportuar menjëherë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, ku aktualisht po marrin ndihmën e specializuar mjekësore.

Mësohet se në gjendje të rëndë shëndetësore ndodhen Geri Bitri dhe Amarildo Ndoj.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 13.30, pranë ish-Gjykatës së Kurbinit, dyshohet se si pasojë e një konflikti të çastit midis disa personave, kanë mbetur të plagosur me armë zjarri shtetasit L. I., A. Gj., G. N., A. N, dhe D.Gj, të cilët janë dërguar menjëherë për ndihmë mjekësore më të specializuar në spitalin e Traumës në Tiranë.

Me marrjen e njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendin ngjarjes, ku kanë bërë të mundur shoqërimin e disa personave dhe në ndihmë të Policisë Vendore kanë shkuar dhe Forcat Kombëtare të Sigurisë Njësia Shkodër.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e plote të rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin ligjor të saj, si dhe për kapjen e shtetasit që qëlloi me armë gjatë konfliktit të çastit, i cili është identifikuar nga ana jonë dhe vijon puna për kapjen e tij.

Të shtëna me armë zjarri në Laç, raportohet për disa të plagosur

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar pasditen e sotme…