
Dalin në treg këpucët anti-Covid për të ruajtur distancën
05 dhjetor 2020
| 23:37
Një këpuctar nga Rumania, i cili bëri këpucë të mëdha gjatë valës së parë të epidemisë së koronavirusit për të siguruar distancën e përcaktuar midis njerëzve, nisi një linjë të re këpucësh dimërore – besoni apo jo, çizme të madhësisë 75.
Grigore Lup thotë se këpucët që ai bëri në maj, me madhësi 75, u shitën në të gjithë botën, dhe se sipërmarrja e biznesit mundësoi mbijetesën e dyqanit, raporton Reuters.
Ai filloi të bënte këpucë gjigante kur vuri re se njerëzit po qëndronin shumë afër dhe duke injoruar rekomandimet në distancën minimale.