‘Dardanët’ mbajnë stërvitjen e fundit para udhëtimit në Zvicër

03 shtator 2025 | 14:53

Përfaqësuesja e Kosovës e ka zhvilluar stërvitjen e fundit në Kampin Nacional në Hajvali para nisjes për në Bazel, ku të premten do të luajë kundër Zvicrës, në ndeshjen e parë të ciklit kualifikues për Kupën e Botës 2026.

Atmosfera në kampin e “Dardanëve” është shumë pozitive, ndërsa të gjithë futbollistët po punojnë me përkushtim maksimal.

Në seancën e sotme stërvitore, përzgjedhësi Franco Foda ka punuar në detaje taktike, duke u fokusuar në organizimin ofensiv dhe mbrojtës, në ndërprerje dhe në reagimin e ekipit gjatë tranzicioneve të lojës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Federata e Volejbollit e Kosovës (FVK) në mbledhjen e radhës…