Dardanët mbajtën stërvitjen e fundit në Prishtinë

20 nëntor 2024 | 13:34

Federata e Basketbollit ka njoftuare se Dardanët sot në mëngjes kanë mbajtur stërvitjen e fundit në Prishtinë.

Atmosfera në kampin është mjaft e mirë, ku basketbollistët e Kosovës po e japin maksimumin për të qenë sa më të gatshëm për ndeshjet ndaj Zvicrës dhe Irlandës.

Sfida e parë është në Bern më 21 nëntor, derisa e dyta më 24 nëntor në Dublin.

Kosova ka një fitore dhe një humbje, derisa Zvicra ka dy fitore në dy ndeshje. Azerbajxhani ka po ashtu një fitore e një humbje, kurse Irlanda është e fundit me dy humbje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, e kundërshton vendimin e…