‘Dardanët’ nisen drejt Sllovenisë në përkrahje të Kosovës, kanë kritika për politikanët

14 nëntor 2025 | 14:15

Kryetari i tifogrupit të Kombëtares së Kosovës, Lulzim Berisha, ka bërë një deklaratë të fortë lidhur me mbështetjen shtetërore për ekipin kombëtar përpara dy ndeshjeve të rëndësishme kualifikuese.

Ai ka shprehur zhgënjimin e tij për mungesën e përfshirjes së politikanëve, duke theksuar se, ndërsa gjithë sporti dhe populli janë mobilizuar, pushteti qëndron “i strukur, i heshtur dhe i painteresuar”.

Sipas tij, vendet fqinje shpesh kanë dhënë stimuj motivues për kombëtaret e tyre përpara ndeshjeve historike, duke ofruar premtime konkrete për çmime dhe mbështetje financiare.

Ai ka theksuar se në Kosovë, ndihma shtetërore për ekipin kombëtar vjen vetëm pas arritjes së suksesit dhe jo si motivim paraprak.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Entuziazmi rreth ndikimit të Granit Xhakës te Sunderland nuk po…