‘Dardanët’ të hënën mësojnë kundërshtarët në rrugën drejt FIBA EuroBasket 2029

04 shtator 2025 | 16:42

Rruga drejt FIBA ​​EuroBasket 2029 do të fillojë në nëntor. Të hënën më 8 shtator nga ora 10:30 do të zhvillohet shorti i Raundit të Parë të Parakualifikimeve të FIBA ​​EuroBasket 2029 në kryeqytetin letonez, Riga.

Ceremonia do të transmetohet drejtpërdrejt në kanalin zyrtar të FIBA-s në YouTube.

10 kombëtare janë të ndara në katër vazo nga FIBA sipas renditjes botërore. Një grup do të përbëhet nga katër shtete dhe dy grupet e tjera do të përbëhen nga tre shtete.

Kosova është në vazon e dytë dhe më 8 shtator do të mësojë kundërshtarët. Raundi i Parë i Parakualifikimeve do të luhet në tre dritare: nëntor 2025, shkurt 2026 dhe qershor-korrik 2026.

Katër kombëtare – tre fitueset e grupeve dhe vendi i dytë më i mirë do të kualifikohen në Raundin e Dytë.

Vazo 1

Bullgaria
Maqedonia e Veriut
Sllovakia

Vazo 2

Kosova
Norvegjia
Irlanda

Vazo 3

Luksemburgu
Armenia
Shqipëria

Vazo 4

Azerbajxhani

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Britanisë, Keir Starmer, u tha udhëheqësve të tjerë…