‘Dardanët’ zhvilluan stërvitjen e fundit para nisjes në Lubjanë

14 nëntor 2025 | 15:48

Ekipi i Kombëtares së Kosovës ka kompletuar sot (e premte) stërvitjen e fundit në Prishtinë, para nisjes në Lubjanë për ndeshjen me Slloveninë.

Kosova do të luajë nesër (e shtunë) në udhëtim te Sllovenia në ndeshjen e parafundit të Grupin B, të vlefshme për kualifikuesen e Kupës së Botës 2026.

Ky takim është paraparë të zhvillohet në në “Stozice Stadium” me fillim nga ora 20:45.

Para kësaj ndeshjes, Dardanët kanë zhvilluar seancën e fundit stërvitore në “Fadil Vokrri” para udhëtimit në Lubjanë, ku do të luajnë ndeshjen vendimtare për të siguruar “play-off”-in në kualifikimet e Botërorit 2026.

Atmosfera në kampin e Dardanëve është e shkëlqyeshme, me besim për ta shkruar historinë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Distria Krasniqi ka siguruar finalen e Grand Prix Zagreb 2025…