Darkë në Familjen Mbretërore për liderët e NATO-s në Hagë, Edi Rama ndan pamjet

25 qershor 2025 | 16:31

Mbrëmjen e djeshme, Mbreti Willem-Alexander i Holandës organizoi një darkë zyrtare në Pallatin Huis ten Bosch për të mirëpritur liderët e NATO-s, me një pjesëmarrje të rëndësishme të udhëheqësve të aleancës. Ngjarja shënoi një moment të rëndësishëm diplomatik, ku u mblodhën krerët e shteteve dhe qeverive të anëtarëve të NATO-s.

Në mesin e të ftuarve ishte edhe Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Linda Rama. Kryeministri shqiptar ka ndarë disa pamje nga ky moment të rëndësishëm, ku shihet duke mbërritur në Pallatin Huis ten Bosch dhe duke shijuar një mbrëmje mes liderëve të aleancës.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama ka shpërndarë një foto familjare me disa nga liderët e NATO-s, duke theksuar rëndësinë e marrëdhënieve ndërkombëtare dhe bashkëpunimit mes vendeve anëtare të aleancës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Atleti shkodran Franko Burraj ka vendosur një rekord të ri…