DASH thirrje amerikanëve: Mos udhëtoni drejt Kosovës, rrezik nga virusi dhe sulmet terroriste

07 gusht 2020 | 17:12

Departamenti Amerikan i Shtetit u ka bërë thirrje qytetarëve amerikanë që të mos marrin rrugë drejt Kosovës për shkak të Covid-19.

Përveç kësaj në thirrjen e bërë theksohet edhe shtimi i kujdesit për shkak të terrorizmit.

“Në disa zona ka shtim të rrezikut”, thuhet pos tjerash në apelin e Departamenti Amerikan të  Shtetit.

Qendra për Kontroll dhe Parandalim të Sëmundjeve ka lëshuar paraprakisht një njoftim të Nivelit të 3 të shëndetit për Kosovën për shkak të koronavirusit, ndërkaq më vonë e ka ngritur atë në nivelin 4.

“Ata që udhëtojnë në Kosovë mund të përjetojnë mbylljen të kufijve, mbyllje në aeroporteve, pengesa të udhëtimit, qëndrim në shtëpi, mbyllje biznesesh dhe situata të tjera emergjente për shkak të Covid-19”.

“Rishqyrtoni udhëtimet drejt Mitrovicës së Veriut, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zvecanit për shkak të trazirave civile”.

“Grupe terroriste mund të vazhdojnë të planifikojnë sulme terroriste në rajonin e Ballkanit, përfshirë Kosovën, Terroristët mund të sulmojnë pa paralajmërim, duke vënë në shënjestër lokacione turistike, stacione autobusësh, qendra tregtare dhe dyqane, institucione lokale, hotele, klube, restorante, vendpunishte, parqe, qendra sportive dhe kulturore, instititucioneve edukative, aeroporte dhe zona publike. Për të tepër në Kosovë mund të ketë edhe dhunë të motivuar politikisht”.

Nëse vendosi për të udhëtuar drejt Kosovës:

– Shihni uebfaqen e Ambasadës së SHBA lidhur me COVID-19

– Vizitoni uebfaqen e Qendrës së Kontrollit dhe Parandalimit të Sëmundjeve

– Shmangi demonstrata

– Qëndroni vigjilent në lokacionet e frekuentuara nga Perëndimorët

– Monitoroni mediat lokale për ngjarjet e fundit dhe përshtatni planet në bazë të informacioneve të reja.

– Qasuni në “Smart Traveler Enrollment Program (STEP)”për të pranuar njoftimet në mënyrë që të lokalizoheni më lehtë në situatë emergjente.

– Përcillni Departamentin e Shtetit në Facebook dhe Tëiiter.

– Rishikoni Raportin për Krime dhe Siguri në Kosovë.

– Përgatituini për situata emergjenre, Rishikoni “Traveler’s Checklist”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Kuvend është duke u zhvilluar seanca për shqyrtimin e…