Dashurohet me stjuardesën, lajmëron për bombë në avion

22 korrik 2019 | 10:57

Një 65-vjeçar nuk arriti ta fitonte zemrën e një stjuardese në fluturimin e kompanisë ‘Lufthansa’ nga aeroporti i Beogradit për Frankfurt, saqë lëshoi alarmin për një bombë në avion, në mënyrë që ai të mos nisej dhe stjuardesa të mbetej aty.

Pas alarmit, për të marrë masa, ishin evakuuar 130 pasagjerë të cilët ishin në bordin e avionit dhe pesë anëtarë të ekuipazhit, mes të cilëve edhe stjuardesa që ‘çmendi’ telefonuesin.

Pas kontrolleve të kujdesshme u vërtetua se nuk ka asnjë bombë në bord, aeroplani u nis pastaj për në Frankfurt.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një familje në Indi është befasuar nga një mysafir i…