
Davies: Pas lëndimit dhe operacionit, kalova në ankth dhe qava shumë
Mbrojtësi i Bayern Munich, Alphonso Davies, është ende duke kaluar një proces të gjatë rehabilitimi nga një dëmtim që pësoi së fundmi. Në një deklaratë për mediat kanadeze, pas fitimit të titullit kampion, ai foli për ndjenjat e tij për përballimin e kësaj periudhe të vështirë që po e mban larg nga fusha e lojës.
Duke kujtuar momentin që ka përjetuar pas operacionit të kryer më 30 mars, ai ka thënë: “Kam pasur një krizë nervore. Bëra një dush dhe më pas shpërtheva në lot dhe në panik. Shpresoj të bëhet më mirë dita-ditës. Më duhet të luftoj për ta kaluar këtë moment. Fizikisht më dhemb, por mendërisht është rraskapitës”.
Një ditë pas operacionit të tij, më 31 mars, Davies iu drejtua mbështetësve të tij në një postim në Instagram, me një foto të tij të buzëqeshur, i veshur me paterica: “Faleminderit djema për të gjithë dashurinë, fjalët e mira dhe mbështetjen që më keni dhënë që nga lëndimi im. Është keq të jem jashtë për kaq gjatë dhe sezoni im të përfundojë kaq shpejt, por do të punoj më fort për t’u siguruar që të kthehem”. Davies pësoi një këputje të ligamentit të kryqëzuar të përparmë në gju, që e detyroi atë t’i nënshtrohej një operacioni dhe do ta mbajë jashtë fushës për rreth gjashtë muaj.