Debat Publik nga “03 Power” Shpk
Duke u bazuar në Ligjin Nr. 08/L-181 për Vlerësimin e Ndikimit në Mjedis, Neni 16, pika 4, “03 Power” Shpk, Prishtinë, në bashkëpunim me Ministrin e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës dhe komunën organizojnë:
DEBAT PUBLIK
Për Raportin e Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis për Pëlqim Mjedisor, për Impiantin Fotovoltaik me kapacitet 4.545 MW në Shusicë dhe Mojstir”, Komuna Istogut.
Njoftohet publiku i interesuar se më datën 12.01.2026 në ora 10:00 në SHF ““Mehmet Akif” në Shushicë të Istogut, do të organizohet debat publik nga “03 Power” Shpk, Prishtinë, në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës dhe Komunën.
Debati Publik do të organizohet edhe në mënyrë virtuale në platformën online:
https://us05web.zoom.us/j/7012651943?pwd=JsyiMPR68pjZDwwrm2Z53eU1x9TEbu.1
Meeting ID: 701 265 1943
Passcode: 123456
Në linkun e mëposhtëm mund të gjeni raportin e VNM-së për “03 Power” Shpk, Prishtinë, për Pëlqim Mjedisor, për Impiantin Fotovoltaik me kapacitet 4.545 MW në Shusicë dhe Mojstir”, Komuna Istogut.
https://mmphi.rks-gov.net/Document/Announcements?type=2
Në emalin e mëposhtëm mund të dërgoni komentet lidhur me projektin
[email protected]
Pjesëmarrja e juaj na ndihmon ne implementimin e projektit.



