
Debat Publik nga Kompania N.P.T “Kvalitet Adnani” Pejë
Duke u bazuar në Ligjin Nr. 08/L-181 për Vlerësimin e Ndikimit në Mjedis, Neni 16, pika 4, Kompania N.P.T “Kvalitet Adnani” Pejë, në bashkëpunim me Ministrin e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës dhe komunën organizojnë: DEBAT PUBLIK- Për Raportin e Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis për Pëlqim Mjedisor, – për “Impiantin” i therjeve të gjedheve dhe përpunimi i mishit, në Z.K. Vitomiricë, Pejë. Njoftohet publiku i interesuar se më datën 10.07.2025 në ora 10:00 në Shkollën e Artit – “Odhise Paskali”, Rr.Emin Basha nr.3 – Pejë, do të organizohet debat publik nga Kompania N.P.T “Kvalitet Adnani” Pejë, në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës dhe Komunën. Debati Publik do të organizohet edhe në mënyrë virtuale në platformën ZOOM. https://us04web.zoom.us/j/4549344495?pwd=GbKcoccSWx39F3e8QF7PsAkCM3bvK6.1. Meeting ID: 454 934 4495. Passcode: Aela2019. Në linkun e mëposhtëm mund të gjeni raportin e VNM-së për Kompaninë N.P.T “Kvalitet Adnani” Pejë, për Pëlqim Mjedisor, – për “Impiantin” i therjeve të gjedheve dhe përpunimi i mishit, në Z.K. Vitomiricë, Pejë. https://mmphi.rks-gov.net/Document/Announcements?type=2. Në emalin e mëposhtëm mund të dërgoni komentet lidhur me projektin [email protected]. Pjesëmarrja e juaj na ndihmon ne implementimin e projektit.