
Debat Publik nga operatori “Lirimi”
Duke u bazuar në nenin 7 të Udhëzimin Administrativ (MMPHI) Nr.01/2025 për Ndryshimin dhe Plotësimin e Udhëzimit Administrativ MMPHI – Nr. 04/2022 për Leje Mjedisore, Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës në bashkëpunim me operatorin”Lirimi” Sh.p.k. kërkesa për t’u pajisur me Leje Mjedisore, për veprimtarinë: Bazë për prodhimin e betonit, Fshati i Vjetër, Ferizaj, organizojnë:
DEBAT PUBLIK
Për kërkesën për t’u pajisur me Leje Mjedisore.
Njoftohet publiku i interesuar se me datë: 08.09.2025, në ora: 10:00, në hapësirat e Restaurant HILTON salla e debateve dhe prezantimeve me Lokacion ne Fshat të Vjetër K. Ferizaj, do të organizohet debat publik nga operatori “Lirimi” Sh.p.k. kërkesa për t’u pajisur me Vazhdim të Lejes Mjedisore, për veprimtarinë: Bazë për prodhimin e betonit, Fshati i Vjetër, Ferizaj, në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.
Pjesëmarrja e publikut është e mirëseardhur dhe e rëndësishme për procesin.
Me respekt,
“Lirimi” Sh.p.k. Ferizaj