Debati pro-amerikan apo antiamerikan që po dëgjojmë është skajshmërisht i gabuar

12 maj 2020 | 20:52

Njohësi i proceseve politike, Ilir Ibrahimi, ka thënë se debati proamerikan apo antiamerikan që po e dëgjojmë është skajshmërisht i gabuar.

“Asnjë administratë, cilado qoftë ajo, nuk mund ta marrë përsipër përfaqësimin e gjithë atyre që njihen si vlera amerikane. Vlerë amerikane është edhe të mos pajtohesh me një administratë të caktuar”, ka shkruar në llogarinë e vet në “Facebook” Ibrahimi.

Ai ka shtuar se atë që po e shohim në dy-tri vitet e fundit e sidomos në dy-tre muajt e fundit, është një qëndrim i paprecedent dhe shumë i gabuar kundër interesave strategjike të ShBA-së në rajon.

(M.Q / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
KLIKO KETU - KONKURS PËR KRYESHEF EKZEKUTIV