
Deco: PSG-ja e ka kërkuar Yamalin, Reali jo
Lamine Yamal vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes falë performancave të jashtëzakonshme në fushë, duke tërhequr vëmendjen e klubeve më të mëdha në Evropë.
Një nga klubet që ka shfaqur interes konkret ka qenë Paris Saint-Germain, i cili sipas drejtorit sportiv të Barcelonës, Deco, ka tentuar ta marrë talentin spanjoll.
Në një intervistë për RAC-1, Deco zbuloi: “Kanë pasur oferta sezonin e kaluar, jo këtë. Të gjithë e dimë për kë po flasim dhe sa vlen. Kur nuk do t’i dëgjosh ofertat, është e kotë. Por klubet pyesin gjithmonë. PSG-ja e ka kërkuar, Real Madrid jo”.
Barça duket e vendosur të mos dëgjojë asnjë ofertë për Lamine Yamal, të cilin e konsideron pjesë kyçe të projektit afatgjatë, ndërsa interesimi nga klubet e mëdha si PSG vetëm sa e rrit vlerën dhe rëndësinë e tij në kampin katalanas.